Drita - Gjilani, derbi i madh i Kosovës

Futboll

Drita - Gjilani, derbi i madh i Kosovës

Më: 11 mars 2021 Në ora: 11:28
Drita - Gjilani, derbi i madh i Kosovës

Xhiroja e 24-të në Superligën e Kosovës në futboll mbyllet sot me dy ndeshje shumë të zjarrta.

Në Gjilani do të zhvillohet derbi i Anamoravës mes Dritës dhe Gjilanit.

Pavarësisht formës së skuadrave dhe ecurisë së tyre në këtë derbi nuk mund të cilësohet asnjë skuadër favorit.

Drita në këtë takim vije pas dy fitoreve radhazi 3-1 ndaj Besës dhe 0-1 ndaj Feronikelit në udhëtim. Në pesë ndeshjet e fundit Drita ka tri fitore dhe dy humbje.

Kampioni në fuqi vetëm me tri pikët nga kjo ndeshje do ta ruajë pozitën e parë në tabelë, që tani mbahet nga Prishtina.

Në anën tjetër Gjilani nuk di për fitore në pesë ndeshjet e fundit, ku ka katër barazime dhe një humbje.

Skuadra e udhëhequr nga Bylbyl Sokoli është në kërkim të pikëve, pasi nëse nuk i arrin ato rrezikon edhe rënien pasi diferenca me Drenicën është vetëm tetë pikë.

Në dy ndeshjet e stinorit vjeshtor, njëra është mbyllur baras 0-0, ndërsa e dyta me fitoren e Dritës me rezultat 3-2.

Në pesë ndeshjet e fundit mes tyre, Drita ka tri fitore, një ndeshje është mbyllur baras dhe një fitore e ka Gjilani.

Ndeshja starton në ora 13:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat