Duro optimist pas fitores ndaj Prishtinës: Duam Evropën

Futboll

Duro optimist pas fitores ndaj Prishtinës: Duam Evropën

Më: 13 mars 2021 Në ora: 15:28
Klodian Duro

Skuadra e Feronikelit ka fituar ndeshjen ndaj Prishtinës që u zhvillua sot në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas.

Feronikeli triumfoi ndaj Prishtinës me rezultatin 2:0 në ndeshjen e xhiros së 25’të të Superligës së Kosovës.

Pas ndeshjes, trajneri i Feronikelit u shpreh i lumtur me ekipin e tij, ndërsa ri-theksoi për të shumtën herë që ka një ekip me lojtarë fantastik.

“Rëndësi ka fitorja, ne e dimë brenda vetës tonë se sa të fortë jemi, sepse kjo është e dukshme për ata që ndjekin futboll. Këtë vit në ndryshim nga vitet e tjera, është një ligë shumë më e fortë. Ne jemi duke ndërtuar klub, fitore si kjo na japin shumë motiv për t’i treguar të gjithëve që neve mund të na vështiresojnë rrugen, por s’mund të na ndalin”, tha fillimisht Duro në ‘Art Sport’.

“Une e kam thënë edhe më herët, Feronikeli është një klub fitues, unë thjesht dua të fus eksperiencën time evropiane, ta çojme klubin përpara. Në tabelën tonë duhet të kishim më shumë pikë, të cilat unë e di pse na mungojnë, por e di edhe i gjithë opinioni. Unë jam shumë i qetë dhe i sigurt në aftesitë e mia, sepse stervis një grup fantastik lojtarësh”, vazhdoi Duro.

“Lladrovci është kapiteni ynë që ka ngritur tituj, ai ka një problem me muskujt e barkut që nga faza përgatitore, sot u kthye në bankinë dhe shpresojë që të japë kontributin siç e ka dhënë gjithmonë. Dua që klubi të vazhdojë kështu, sepse në mesjavë kemi një ndeshje tjetër ndaj Prishtinës në Kupë dhe duhet të jemi kaq preciz, që të arrijme atë që duam, e që është kualifikimi në Evropë”, perfundoi trajneri i Feronikelit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat