Po shkëlqen në Ligue 1

Futboll

Po shkëlqen në Ligue 1

Më: 13 mars 2021 Në ora: 21:47
Po shkëlqen në Ligue 1

Eduardo Kamavinga është një nga talentet më të mëdhenj që futbolli francez ka nxjerrë së fundmi në qarkullim dhe Reali i Madridit ashtu sikurse Juventusi janë dy ekipet më të interesuara për 18-vjeçarin.

Ylli i ri i Ren u detyrua që të vazhdonte të qëndronte në skuadrën e tij edhe për një tjetër sezon si rrjedhojë e pandemisë, e cila prishi shumë plane ekonomike, ndonëse u përfol shumë se tashmë mes agjentëve të lojtarit dhe presidentit Florentino Perez ishte nënshkruar një akord.

Por sipas asaj që thekson “Ok Diario”, dje menaxherët e Kamavingës i kanë dhënë një ultimatum Realit: Ose e blini Edoardon këtë verë, ose do t’ua ofrojnë klientin e tyre klubeve të tjera.

Ndërkohë, Reali po mendon të bëjë një ofertë prej 40 milionë eurosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat