Llapi kualifikohet në gjysmëfinale

Futboll

Llapi kualifikohet në gjysmëfinale

Nga: K.G. Më: 18 mars 2021 Në ora: 14:50
Valmir Veliu

Llapi nga Podujeva është kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në futboll. 

Llapjanët edhe pa futbollistin Mentor Zhedrella shënuan fitore me rezultat 2:1 ndaj Trepçës ’89, në takimin që u zhvillua në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë. 

Për Llapin shënuan Ahmed Januzi (7’) e Valmir Veliu (51’) dhe për Trepçën ‘89 Darwish (72’).

Në gjysmëfinale janë kualifikuar Llapi, Prishtina dhe Dukagjini i Klinës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat