Batatina i kënaqur me kalimin në gjysmëfinale

Futboll

Batatina i kënaqur me kalimin në gjysmëfinale

Më: 18 mars 2021 Në ora: 15:30
Batatina i kënaqur me kalimin në gjysmëfinale

Llapi ka arritur ta mposht Trepçën ’89 për t’u kualifikuar në gjysmëfinalen e Kupës së Kosovës.

Golat për skuadrën llapjane i realizuan Ahmed Januzi dhe Valmir Veliu.

Pas ndeshjes ka folur kryetrajneri i Llapit, Tahir Batatina, i cili është ndarë shumë i kënaqur me këtë fitore.

“E kemi ditur që na pret një ndeshje e vështirë kundër Trepcës ’89 të cilët luajnë futboll shumë cilësor. Por, ne jemi futur në ndeshje vetëm për të fituar dhe që nga minuta e parë kemi sulmuar, nuk jemi mbrojtur si skuadër. Kemi një skuadër solide dhe që shumë vite financojmë në futbollin.

Ne gjysmëfinale duhet te jemi te vemendshem dhe te kujdesshem qe t’ia arrijme objektivat. Llapi i Legjendave e meritojne qe te shkoj nje trofe ne Podujeve. Drejtesia e referimit ka qene ne nivel”

“Rikthemi i Januzit ne skuadër ka qeë nje përforcim i madh, por ne edhe pa Januzin i kemi kaluar disa ndeshje te rendesishme. Januzi eshte nje lojtar i kalibrit krejt me ndryshe. Por, me gezon fakti qe Valmir Veliu shume shpejte pritet te jete Milot Rashica i dyte, pasi qe eshte lojtari me i shpejti ne lige. Kerkesat e skuadrave evropiane kane filluar ne drejtim te Veliut. Me gezon fakti qe Valmiri sot ka shenuar gol”, tha Batatina për ‘Art Sport’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat