Higuain: Atje nuk kthehem më. Numri 9 i ardhshëm i Albicelste-s do të jetë…

Futboll

Higuain: Atje nuk kthehem më. Numri 9 i ardhshëm i Albicelste-s do të jetë…

Më: 19 mars 2021 Në ora: 09:31
Gonzalo Higuain

Gonzalo Higuain ka marrë vendimin e tij: të japë gjithçka për Inter Miami, klubi i tij aktual, dhe të mos kthehet në Argjentinë për të mbyllur karrierën.

“Kam luajtur shumë vite në nivele të larta dhe duke përballuar një nivel të caktuar presioni, por tani dua të bëj eksperiencën time në MLS”, ka thënë Higuain për ESPN.

“Kam një respekt të madh dhe jam shumë i lidhur me River, por nuk do të kthehem në Argjentinë”, ka thënë Pipita në lidhje me zërat që flisnin për një kthim në atdhe.

“Të them të drejtën, kam patur më shumë mirënjohje në Europë sesa te kombëtarja. Ndoshta duhej të kishim fituar diçka që gjërat të ndryshonin, por ajo që kemi arritur ka qenë e rëndësishme, nuk është e lehtë të luash arrish 3 finale”.

“Lojtari që vlerësoj më shumë tek Albicelste dhe mund të jetë pasardhësi im me numrin 9? Lautaro Martinez mund të jetë 9 e Argjentinës për shumë vite. Është shumë i fortë”, ka thënë Higuain.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat