Batatina për Llapin: Ky është një rrugëtim i nisur me qëllimin që të arrijmë garat evropiane

Futboll

Batatina për Llapin: Ky është një rrugëtim i nisur me qëllimin që të arrijmë garat evropiane

Nga: K.G. Më: 19 mars 2021 Në ora: 20:52
Batatina për Llapin: Ky është një rrugëtim i nisur me qëllimin që të arrijmë garat evropiane

Llapi nga Podujeva është në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës, duke pretenduar finalen dhe me bindje se do ta fitojnë këtë trofe.

Llapjanët e eliminuan me rezultat 2:1 Trepçën ’89 në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë..

“Të dashur llapjanë, simpatizues e tifozë ‘Legjenda’, Ju uroj nga zemra kualifikimin në gjysmëfinale të skuadrës sonë të zemrës, KF Llapi që me meritë arriti triumfin ndaj skuadrës mitrovicase, KF Trepça '89. 

Ky kualifikim i merituar u arrit në saje të angazhimit të madh të futbollistëve, dëshirën dhe motivin e madh për fitore që ata shfaqën dhe e arritën si dhe punën e përkushtimin e treguar nga kryesia e klubit me në krye Presidentin, Beqir Batatina, zv. Presidentin, Amrush Batatina dhe Drejtorin ekzekutiv, Bejtush Batatina, duke mos harruar edhe shtabin teknik e stafin administrativ, ku përgjatë tre ditëve treguan mobilizim maksimal drejt arritjes së kualifikimit në gjysmëfinale. 

Merita e kualifikimit ju takon të gjithë atyre që u angazhuan dhe treguan se me punë dhe përkushtim arrihet qëllimi, të cilin e arritëm të gjithë së bashku.

Ky është një rrugëtim i nisur me qëllimin që të arrijmë garat evropiane nëpërmjet një kompeticioni mjaft me rëndësi siç është Kupa e Kosovës.

E qëllimi i nisur arrihet vetëm kështu, të bashkuar, të mobilizuar e duke mbrojtur ngjyrat e klubit të zemrës e të shumë Legjendave të futbollit, klubit të qytetit që jetojnë me futbolli  si dhe klubit të tifozëve më të mirë ‘Ultras Legjendave’.

Të harrojmë sa më parë këtë fitore dhe të vazhdojmë me fitoret tjera në kampionat duke nisur nga ndeshja e ardhshme ndaj Arbërisë e deri në përfundimin e kampionatit e Kupës.

Të vazhdojmë kështu të bashkuar...”, ka shkruar Tahir Batatina, Shefi i shtabit teknik të KF Llapi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat