Ndreu: Është momenti për të marrë pikët maksimale

Futboll

Ndreu: Është momenti për të marrë pikët maksimale

Më: 20 mars 2021 Në ora: 11:38
Ndreu: Është momenti për të marrë pikët maksimale

Kastrioti do të presë ditën e nesërme në Kamëz, Kastriotin.

Krutanët do të kërkojnë pikët maksimale dhe këtë e ka bërë të ditur edhe trajneri Ramadan Ndreu. Tekniku i Kastriotit ka folur para mediave, ndërsa thekson se është momenti për të marrë pikët maksimale, ndërsa shton se ky është takimi më delikat.

“Çdo pikë e grumbulluar është një plus i madh, aq më tepër kur e merr me skuadra si Teuta. I gjithë fokusi gjatë këtyre ditëve ka qenë te ndeshja me Vllazninë. Kemi punuar gjithë javën dhe besoj se jemi në ritmin e duhur.

Kam besim se nëse do të japin maksimumin, nëse do të jemi të thjeshtë, konkret dhe pragmatistë, do të marrim rezultat. Është momenti për të marrë pikët maksimale. Pikët janë shumë të rëndësishme në këtë moment, ndaj shpresoj shumë që në këtë ndeshje do arrijmë t’i marrim.

Ua kam bërë të ditur lojtarëve se është ndeshja më delikate e gjithë kampionatit, për vetë faktin se Vllaznia ndoshta duket sikur është në krizë rezultatesh, por është një skuadër që unë e kam ndjekur sidomos në ndeshjet e fundit dhe ka luajtur shumë mirë futboll.

E vlerësoj shumë ekipin e Vllaznisë dhe është një skuadër që do shumë mund për ta mundur. Ne do ta mundim Vllazninë, nëse japim maksimumin, nëse luajmë shumë thjeshtë dhe do të jemi të disiplinuar. Në të kundërt do të jetë një ndeshje e vështirë.

Nuk ka aspak presion nga afrimi i Bylisit. Ne shohim punën tonë dhe duhet të grumbullojmë sa më shumë pikë. Kampionati është shumë i gjatë, ndaj duhet që t’i marrim ndeshjet me radhë në mënyrë që ta ruajmë këtë distancë deri më fund dhe të jemi të qetë”, u shpreh Ndreu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat