Fonseca konfirmon: Smalling dhe Veretout mbeten jashtë ndeshjes me Napolin

Futboll

Fonseca konfirmon: Smalling dhe Veretout mbeten jashtë ndeshjes me Napolin

Më: 21 mars 2021 Në ora: 09:01
Paulo Fonseca

Trajneri i Romës, Paulo Fonseca, ka konfirmuar dy mungesa të mëdha të skuadrës.

Roma do të ndeshet me Napolin nesër në kuadër të xhiros së 28-të të Serie A.

Paulo Fonseca duke folur për gazetarët në konferencën për shtyp para ndeshjes, ka konfirmuar dy mungesa të mëdha për “Giallorossët”.

“Smalling nuk duhet të operohet në gju, por do të mbetet jashtë ndeshjes së nesërme”, tha ai.

“Po e shohim gjendjen e tij ditë për ditë dhe është duke bërë progres”, tha Fonseca.

“Edhe Jordan Veretout nuk do jetë gati për ndeshjen e nesërme”, përfundoi Paulo Fosneca.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat