Mehmet Cërvadiku - lojtar i sakrificës në Gjeneratën e Republikës: Milicia serbe në dërgoi...

Futboll

Mehmet Cërvadiku - lojtar i sakrificës në Gjeneratën e Republikës: Milicia serbe në dërgoi...

Nga: Kemajl Goca Më: 21 mars 2021 Në ora: 19:23
Mehmet Cërvadiku

Rrugëtimi nëpër fshatrat të qyteteve të Republikës së Kosovës, ka qenë me rrezik të lartë gjatë viteve të 90-ta (1991-1999).

Skuadrat shqiptare u dëbuan nga stadiumet dhe palestrat sportive nga pushtuesi serb, kështu që aktivitetet i zhvilluan në livadhe dhe fusha të improvizuara nëpër fshatrat e ndryshme.

Mehmet Cërvadiku i takon Gjeneratës së Republikës dhe ka qenë ndër mbrojtësit më të mirë, duke luajtur me sukses për Feronikelin nga Drenasi.

Ai kujton një rast të rëndë në vitet e 90-ta.  

“Njëra ndër to ka qenë në Smrekovnicë, ku pas lojës për Kupë të Kosovës, milicia serbe na kanë mbajt në rrugë për rreth 2 orë e na kanë dërguar në stacionin policor në Vushtrri, duke na maltretuar, vetëm pse luanim dhe iu pengoni aktivitetet e shqiptarëve”, tregon Cërvadiku për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Cërvadiku ndihet krenar që dha sado kudo kontribut në vitet më të rënda dhe iu kundërvunë regjimit serb.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat