I blerë për një shumë të rëndësishme...

Futboll

I blerë për një shumë të rëndësishme...

Më: 23 mars 2021 Në ora: 18:23
I blerë për një shumë të rëndësishme...

I blerë për një shumë të rëndësishme, por asnjëherë i përfshirë plotësisht në mekanizmat e skuadrës.

Po flasim për Donny van de Beek, mesfushor i blerë nga Ajax, që tashmë është kthyer në një objekt misterioz për Manchester United.

Për situatën e 23-vjeçari ka folur edhe Rio Ferdinand, ish-mbrojtës historik i Djajve të Kuq.

“Nuk më intereson kush je, por nëse luan 2-3 minuta dhe kaq nuk mund të tregosh vlerën tënde. Nuk ia del dot. Nuk më intereson se çfarë lojtari je. Kjo vlen për këdo”, ka thënë Ferdinand për Vibe with Five.

“Besoj se situata e Van de Beek  vjen nga zgjedhjet e Manchester United. Besoj se është e gabuar të kritikohet sepse nuk është vënë në kushtet që të tregojë vlerën e tij”.

“Ai është shumë i zgjuar dhe është parë sa herë që ka zbritur në fushë. Pyetja që mund të bëhet është vetëm një: po pse e kanë blerë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat