​Ndeshja me Andorrën, kombëtarja shqiptare mban seancën stërvitore

Futboll

​Ndeshja me Andorrën, kombëtarja shqiptare mban seancën stërvitore

Më: 24 mars 2021 Në ora: 20:40
Kombëtarja Shqiptare

Kombëtarja shqiptare e futbollit ka zhvilluar sot pasdite seancën zyrtare stërvitore në stadiumin “Estadi Nacional” të Andorrës, ku nesër zhvillohet ndeshja e parë e kualifikueseve për kampionatin botëror “Katari 2022”.

Sipas njoftimit zyrtar të FSHF-së, ‘kuqezinjtë’ kanë zhvilluar një seancë të plotë stërvitore që është fokusuar më shumë në aspektin taktik të ndeshjes.

Trajneri Edi Reja ka pasur në dispozicion të gjithë lojtarët dhe në prag të takimit nuk ka asnjë mungesë për shkak të lëndimeve.

Gjithashtu, bëhet e ditur se kombëtarja dhe i gjithë delegacioni i janë nënshtruar testeve për COVID dhe të gjithë kanë rezultuar negativë.

Shqipëria do të luajë të enjten si mysafire ndaj Andorrës me ndeshjen që do të fillojë në orën 20:45.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat