​Nis sot misioni i Shqipërisë për në Kampionatin Botëror “Katar 2022”, përballet me Andorran

Futboll

​Nis sot misioni i Shqipërisë për në Kampionatin Botëror “Katar 2022”, përballet me Andorran

Më: 25 mars 2021 Në ora: 09:18
Shqiperia

Kombëtarja e Shqipërisë e nis sot misionin e saj për t’u kualifikuar për në Kampionatin Botëror “Katar 2022” dhe do të përballet me Andorra, njëri prej pesë kundërshtarëve të saj në Grupin I.

Ndeshja zhvillohet në stadiumin stadiumin nacional të Andorras dhe fillon nga ora 20:45 derisa do të drejtohet nga gjyqtari bullgar Chinkov.

Para ndeshjes, trajneri Edi Reja kërkoi vëmendjen dhe përkushtimin e lojtarëve të tij në këtë ndeshje duke e cilësuar Andorra si një kundërshtar të fortë.

Këto janë formacionet e mundshme:

Andorra: Gomes; Rubio, San Nicolas, Garcia, Cervos; Martinez, Pujol, Rebes, Monero; Vieira; Alaez

Shqipëria: Berisha; Ismajli, Djimsiti, Veseli; Hysaj, Bare, Kallaku, Lenjani; Memushaj; Cikalleshi, Manaj

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat