Klubi i Beckham bind anglezin të kalojë në MLS, përforcohet me ish-lojtarin e Arsenalit!
Inter Miami, klubi i David Beckham po përgatitet për sezonin e ri në MLS, që do të jetë i dyti në historinë e tyre.
Drejtuesit e klubit po punojnë për merkaton dhe për të përforcuar ekipin dhe së fundmi kanë prezantuar afrimin më të ri.
Bëhet fjalë për Kieran Gibbs, i cili është një mbrojtës i njohur dhe me eksperiencë. Anglezi mbahet mend për periudhën e tij tek Arsenali, me Gibbs që është edhe fitues i FA Cup 3 herë në karrierën e tij.
Së fundmi, Gibs ishte pjesë e West Bromwich Albion, me të cilët u nda pas 4 vitesh. Tashmë, një aventurë e re e pret mbrojtësin anglez, me Inter Miami që po e shton nga dita në ditë koloninë e futbollistëve nga Europa.