Një tjetër rrugëtim nis sot në mbrëmje për Italinë. Duhet të nisë të sintonizohet për misionin “Katar 2022” më pak se tre muaj nga ndeshja e parë e Europianit: një seri e vështirë për t’u menaxhuar që do të nisë nga Irlanda e Veriut.
Roberto Mancini është i vetëdijshëm dhe është shprehur, prioriteti është i qartë po sa zgjedhjet e tij. Dyshimi është një i vetëm, në mesfushë: Barela, i cili iu bashkua grupit vetëm të martën apo Lorenco Pelegrini. “Nikolo nisi përgatitjen me ne, megjithatë stërvitja më serioze është ajo e ditës së martë që kreu me ne”, ka shpjeguar Mancini.
Prioritet kanë kualifikimet, thuhet: “Për një javë dhe tri ndeshje, të gjitha shumë intensive, mendojmë vetëm për Botërorin: fokusi është ky. Më pas përqendrohemi tek Europiani. Kur nis një fazë kualifikuese, ndeshja e parë është gjithmonë më e vështira.
Edhe pse ritakohemi pas shumë muajsh dhe nga tre skuadrat Irlanda e Veriut është kundërshtari më i vështirë. Faza kualifikuese duhet nisur me këmbën e duhur, nëse nisesh mirë ndodhesh në gjysmë të rrugës, megjithatë kjo skuadër tashmë ka fituar një mentalitet të përpiktë dhe ka treguar se është gjithmonë e përqendruar në ndeshjet e rëndësishme”.