“Amad ka kualitetin për të fituar Topin e Artë brenda pesë viteve të ardhshme”

Futboll

“Amad ka kualitetin për të fituar Topin e Artë brenda pesë viteve të ardhshme”

Më: 25 mars 2021 Në ora: 18:16
Amad Diallos

Personi që ndihmoi kalimin e Amad Diallos te akademia e Atalantas, Giovanni Galli mendon se talenti do ta fitojë Topin e Artë brenda pesë viteve të ardhshme.

18-vjeçari ka nisur jetën në “Old Trafford” në mënyrën më të mirë duke fituar besimin e Ole Gunnar Solskjaerit.

Galli që më herët ishte pjesë e Milanit dhe Italisë, beson se sulmuesi është unik.

“Amad është unik. Por, ai duhet ta forcojë vetën. Në të njëjtën kohë, ai duhet të sigurohet që të mos humbë shpejtësinë, që është kualitet në krahasim me tjerat”.

“Mendoj se ka kualitetin të jetë kandidat për Topin e Artë brenda pesë viteve”, tha ai.

Diallo ia ka dal të realizoi golin e parë për “Djajtë e Kuq” kundër AC Milanit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat