Duka: Në Shqipëri lejojnë praninë e spektatorëve në mitingje politike, ja e vërteta e mosmarrveshjes

Futboll

Duka: Në Shqipëri lejojnë praninë e spektatorëve në mitingje politike, ja e vërteta e mosmarrveshjes

Më: 25 mars 2021 Në ora: 21:39
Duka: Në Shqipëri lejojnë praninë e spektatorëve në mitingje politike, ja e vërteta e mosmarrveshjes

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, foli para sfidës me Andorrën, ku në një lidhje LIVE për “Supersport”, nuk i kurseu “thumbimet” ndaj qeverisë, duke deklaruar:

TIFOZËT- Ne akoma s’kemi asnjë përgjigje pozitive. Çdo vend ka rregullat e veta, në Shqipëri lejojnë praninë e spektatorëve në mitingje politike.

ELIMINATORET E BOTËRORI- Këtu shkalla e vështirësisë është më e madhe, luajmë për Kupën e Botës. Kundërshtarët janë më të fortë. Ne duhet të luajmë kartat tona. Të shohim sot dhe të fitojmë ndeshjen sot. Nuk duhet t’ia lejojmë vetë që të na vështirësohen gjërat. Uroj që skuadra te ketë kuptuar mesazhin që nuk ka kundërshtar të dobët. Të gjithë luftojnë, në duhet të luftojmë më shumë.

ORGANIZIMI I NDESHJES ME ANGLINË- Kemi pasur një shkresë zyrtare nga drejtoria e policisë të Tiranës, ku thuhej se Policia nuk do të jetë pjesë e organizimit të ndeshjes. Reagimi i tyre ka qenë i menjëhershëm dhe kanë thënë që ka qenë një keqkuptim. Jam i sigurtë që Policia do ta ketë më seriozisht.

MITINGJET- Kemi një stadium që plotëson të gjitha kriteret për të respektuar protokollet. Nëse do të kishim pak spektator, nuk ka asnjë risk. Risku është shumë herë më minimal se jeta e shqiptarëve, në mitingje, bare dhe restorante, ku nuk ka asnjë protokoll të respektuar. Të jesh ekstremist në një ndeshje që nuk vjen shpejt, mund ta kishim shfrytëzuar, edhe për t’i rikthyer jetën njerëzve në Shqipëri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat