Ndihmëstrajneri i Suedisë 'sulmon' Arbër Zenelin

Futboll

Ndihmëstrajneri i Suedisë 'sulmon' Arbër Zenelin

Më: 26 mars 2021 Në ora: 15:53
Ndihmëstrajneri i Suedisë 'sulmon' Arbër Zenelin

Këtë të dielë, Kombëtarja e Kosovës, zhvillon takimin ndaj Suedisë, takim ky i vlefshëm për kualifikimet për Kampionatin Botëror “Katari 2022”.

Në këtë takim, Arbër Zeneli do të luajë kundër ish skuadrës së tij, Suedisë, pjesë e së cilës ishte deri në vitin 2016.

Peter Wettergren, i cili është ndihmëstrajner i Kombëtares së Suedisë, në të kaluarën ishte trajner i Zenelit gjatë kohës sa ky ishte pjesë e Elfsborg, deklaroi se Zeneli është duke gënjyer kur thotë se Suedia nuk kishte interesim për të, shkruan insporti.

Vjeshtën e kaluar, në një podcast të Olof Lundh, Arbër Zeneli kishte thënë se Kombëtarja e Suedisë nuk kishte shfaqur interesim për të, ndaj kishte zgjedhur Kosovën.

“Nuk është duke thënë të vërtetën” – u shpreh Wettergren.

“Ne kishim një takim në Borås Arena, gjatë kohës kur ai sapo kishte nënshkruar për Heereveen. Përfunduam takimin duke vendosur të takoheshim përsëri në Holandë, për të diskutuar për të ardhmen. Dy javë më vonë, ai ishte gati për Kombëtaren e Kosovës”.

Wettergren u shpreh poashtu se respekton vendimin e Zenelit, duke thënë se jetojmë në një shoqëri demokratike.

“Ne jetojmë në një shoqëri demokratike dhe ai mund të vendosë për cilën skuadër që dëshiron. Unë e respektojë vendimin e tij” – deklaroi ai.

Dardanët e nisin ciklin kualifikues për Kupën e Botës “Katar 2022” këtë të diel në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat