Ish bashkëlojtari i Cimës emocionon: Luajtëm bashkë...

Futboll

Ish bashkëlojtari i Cimës emocionon: Luajtëm bashkë...

Nga: K.Goca Më: 26 mars 2021 Në ora: 18:31
Ish bashkëlojtari i Cimës emocionon: Luajtëm bashkë...

Ish futbollisti i mirënjohur, Ejup Kapiti, ish trajneri i Prishtinës, sot është i pikëlluar thellë, me lajmin se ka ndërruar jetë miku dhe ish bashkëlojtari tij, Arsim Thaçi – Cima.

Kapiti dhe Cima në vitet e 70-ta, së bashkua luajtën për Prishtinën në Ligën e Dytë ish Jugosllave, grupi i Lindjes po ashtu edhe në Flamurtar të Prishtinës.

“Na u shkurtuan çështjet me shkuarjen tuaj në amshim. 

Ishte fusha e gjelbërt në stadiumin e KF Prishtina ku të njofta për herë të parë.

Luajtëm bashkë në KF Prishtina dhe KF Flamurtari.

Ishe golashënuesi më i mirë në ligen e Kosovës, ishe lojtar i kalibrit europian, ishe atdhetar dhe trim, por mbi të gjitha humoristi nr.1 i kësaj treve.

Fizikisht nuk do të jesh në mesin tonë por do të jesh përherë në zemrat tona.

Ngushëllime familjes, ngushëllime shokëve, duhet të shpallet një ditë zije nga ministria apo organet përkatëse. Për mu është një ditë e vështirë ta përballoj dhimbjen për ty shoku im i zemrës. Lamtumirë e u pafshim në amshim ishalla”, ka shkruar Kapiti në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat