Selektori i Kosovës ka dy fjalë për Suedinë

Futboll

Selektori i Kosovës ka dy fjalë për Suedinë

Më: 27 mars 2021 Në ora: 18:21
Selektori i Kosovës ka dy fjalë për Suedinë

Selektori i Kosovës, Bernard Challandes, e ka cilësuar Suedinë si një kundërshtar shumë të forte.

Trajneri zviceran i Kosovës është paraqitur sonte në konferencë për shtyp, ku aty foli për kundërshtarin e nesërm.

“E kemi analizuar në detaje ndeshjen ndaj Lituanisë. Mund të themi se kemi bërë një lojë të mirë në sulm, por kemi disa probleme në mbrojtje.

Duhet të përmirësojmë disa gabime. Do të luajmë ndaj një kundërshtari të fortë. Mendoj se Suedia është një nga skuadrat më të mira në botë.

Kemi disa mungesa të mëdha, andaj na duhet të luajmë si ekip, që të mos ndjehet mungesa e atyre lojtarëve” - është shprehur Challandes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat