Mesazhi i Ronaldos: U dëmtua një komb i tërë

Futboll

Mesazhi i Ronaldos: U dëmtua një komb i tërë

Më: 28 mars 2021 Në ora: 11:10
Mesazhi i Ronaldos: U dëmtua një komb i tërë

“Të qenit kapiten i kombëtares portugeze është një nga krenaritë dhe privilegjet më të mëdha të jetës sime.” Kështu nis postimi i Ronaldos pas ndeshjes Serbi-Portugali 2-2, ku në kohën shtesë “yllit” luzitan nuk iu quajt një gol, me topin që u larguar nga një futbollist vendës pasi e kishte kaluar vijën fatale.

Në këtë fazë të kualifikueseve të Botërorit nuk ekziston tenkologjia. Për shkak të protestës së ashpër pas këtij momenti, CR7 u ndëshkua me karton të verdhë. Pas vërshëllimës së trefishtë të kryesorit holandez, u duk qartë se Ronaldo ishte u tërbuar nga paaftësia apo papërgjegjshmëria e zyrtarëve të ndeshjes për të dalluar se topi ishte krejtësisht brenda portës.

“Jap dhe do të jap gjithçka për vendin tim, kjo nuk do të ndryshojë kurrë. Por janë disa momente shumë të vështira për t’u pranuar, sidomos kur ndiejmë që dëmtohet një komb i tërë.

Tani të ngrënë kokë dhe të përballojmë si duhet ndeshjen tjetër. Para Portugali!”, e mbyll mesazhin e tij Cristiano Ronaldo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat