Thomas Meunier tallet me Hazardin: Shkova në stërvitjen e Realit dhe e lëndova Edenin përsëri

Futboll

Thomas Meunier tallet me Hazardin: Shkova në stërvitjen e Realit dhe e lëndova Edenin përsëri

Më: 29 mars 2021 Në ora: 12:24
Thomas Meunier dhe Eden Hazard

Mbrojtësi i Borussia Dortmund, Thomas Meunier, i ka hedhur poshtë sugjerimet se ndërhyrja e tij e ashpër ndaj Eden Hazardit në vitin 2019 është arsyeja e problemeve të vazhdueshme të belgut me lëndime që prej atëherë.

Meunier e lëndoi bashkatdhetarin e vet gjatë një ndeshjeje të Ligës së Kampionëve me ish-skuadrën e vet PSG-së kundër Real Madridit dy vjet më parë dhe që prej asaj ditë, Hazard nuk ka parë ditë të mira më.

Duke folur për RTBF, Meunier u pyet nëse mendon se problemet e vazhdueshme me lëndime të Hazardit janë pasojë e ndërhyrjes së tij në të.

“Po, ashtu është”, u përgjigj Meunier me ironi.

“Shkova në stërvitjen e Real Madridit javën e kaluar dhe e bëra një ndërhyrje tjetër të ashpër ndaj Hazardit”, tha ai me ironi.

Në lidhje me incidentin e vitit 2019, ai theksoi: “U ndjeva shumë i trishtuar. U përpoqa ta kontaktoja Hazardin menjëherë pas ndeshjes, por nuk ia dola ta arrij. Shpresoj të mos jetë dicka serioze. Kurrë nuk kam dashur ta lëndoja.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat