Loew:  Maqedonia nuk dorëzohet lehtë

Futboll

Loew:  Maqedonia nuk dorëzohet lehtë

Më: 30 mars 2021 Në ora: 19:07
Loew:  Maqedonia nuk dorëzohet lehtë

Trajneri i Gjermanisë potencoi se seriozisht duhet të kuptohet përballja me Maqedoninë, që të arëktohet 3 pikët e reja. Gjermania do të bëj disa ndryshime në ekip për përballjen me Maqedoninë, pasi që ndaj Islandës dhe Rumanisë u shfqa me ekipin e njëjtë.

“Kam një ndjenjë se Maqedonia është “lyer me të gjitha ngjyrat”, dhe nuk dorëzohet lehtë. Ata nuk janë më të dobët se Rumania.

Duhet të tregojmë forcën e vërtetë që të shënojmë fitore. Sa i përket formacionit, vetëm portierët janë njoftuar. Në portë do të jetë Mark Andre Ter Stegen, ndërsa Ilkaj Gundogan do të jetë kapiten i ekipit,” tha mes tjeras trajneri Loew.

Përballja në mes Gjermanisë dhe Maqedonisë do të zhvillohet më 31 mars në Duisburg, në orën 20.45.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat