Shqipërisë i rikthehet Roshi

Futboll

Shqipërisë i rikthehet Roshi

Më: 31 mars 2021 Në ora: 11:36
Shqipërisë i rikthehet Roshi

Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar pasditen e të martës seancën zyrtare stërvitore në prag të ndeshjes me San Marinon, që luhet të mërkurën mbrëma duke filluar nga ora 20:45 dhe është e vlefshme për eliminatoret e Botërorit “Katar 2022”.

Stafi teknik me në krye trajnerin Edoardo Reja zhvilluan një seancë me intensitet të plotë në stadiumin e San Marino, ku edhe do të luhet sfida. Tekniku nuk kishte në dispozicion sulmuesin Florian Kamberi, i cili e ndoqi seancën nga tribuna, ndërsa probleme fizike ka pasur edhe mbrojtësi Ardian Ismajli.

Ky i fundit zhvilloi vetëm stërvitje të diferencuar nga grupi dhe është në dyshim për ndeshjen me San Marinon.

Pozitive duket edhe situata e Odise Roshit me mesfushorin që zhvilloi stërvitje normalisht dhe nuk pati probleme fizike.Sa i përket Nedim Bajramit akoma nuk ka ardhur leja nga FIFA dhe ai nuk do të mund të debutojë as në ndeshjen me San Marinon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat