Solskjaer e pranon publikisht se nuk e transferon asnjë futbollist me stilin e flokëve

Futboll

Solskjaer e pranon publikisht se nuk e transferon asnjë futbollist me stilin e flokëve

Më: 31 mars 2021 Në ora: 14:44
Solskjaer e pranon publikisht se nuk e transferon asnjë futbollist me stilin e flokëve

Trajneri i Manchester United, Ole Gunner Solskjaer, ka deklaruar se është kundër stilit të flokëve “Mohaëk” dhe në rast se ndonjë futbollist paraqitet me këtë frizurë do ta largojë nga skuadra, raporton “Sky Sports”.

Solskjaer në kohën sa ka punuar në Norvegji, nuk ka pranuar që të nënshkruajë me një futbollist për shkak të stilit të flokëve “Mohawk”.

Ai ka deklaruar se një gjë të tillë nuk do ta pranonte as në Manchester United.

“Në kohën sa kam punuar në Norvegji, kam shkuar për ta shikuar një lojtar dhe derisa doli nga dhomat e zhveshjes, ai kishte stilin e flokëve “Mohawk”. Unë i thash skautit tim se duhet të shkojmë në shtëpi dhe refuzova ta transferoja”, ka deklaruar norvegjezi Solskjaer për “Sky Sports”.

Solskjaer nga viti 2015 deri në vitin 2018 ka punuar te skuadra norvegjeze Molde para se të transferohet në Manchester United.

Si trajner ka punuar edhe në Cardif.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat