Kërkesa e vëllait të Maradonës: Aguero, varja Juventusit! Ik te Napoli

Futboll

Kërkesa e vëllait të Maradonës: Aguero, varja Juventusit! Ik te Napoli

Më: 31 mars 2021 Në ora: 20:13
Hugo Maradona, Diego Maradona, Sergio Aguero

Sergio Aguero ka qenë i martuar me Giannina, një nga vajzat e Diego Maradonës, legjendës së futbollit argjentinas dhe atij botëror. Sulmuesi do të largohet si lojtar i lirë nga Manchester City në fund të sezonit dhe po shqyrton ofertat e shumta që ka marrë.

Hugo Maradona, vëllai i Diegos, ka një këshillë për ish-dhëndrin në prononcimin e dhënë për Radio Kiss Kiss. Hugo shpreson që 32-vjeçari të transferohet te Napoli dhe të luajë në stadiumin “Diego Armando Maradona”.

“Do të flas me Agueron dhe do t’i kërkoj të zgjedhë Napolin, qytet ku ka diell dhe det. Do i them: çfarë Juventusi, ik te Napoli! E imagjinoni dot treshen Aguero-Mertens-Insigne?

Do të ishte e jashtëzakonshme t’i shikonim të tre bashkë në stadiumin që mban emrin e babait të ish-gruas së tij“, thekson Hugo Maradona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat