Manaj: Mund të luanim më mirë, por…

Futboll

Manaj: Mund të luanim më mirë, por…

Më: 31 mars 2021 Në ora: 23:07
Manaj: Mund të luanim më mirë, por…

Rei Manaj shënoi golin e parë në fitoren 0-2 që Kombëtarja arriti në transfertë ndaj San Marinos. Në prononcimin pas ndeshjes për “Supersport”, lushnjari u shpreh:

“Në pjesën e parë ishin më të freskët, ishin 7 lojtarë mbas topit, ishte e vështirë të gjeje hapësira. Me Roshin dhe Uzunin gjetëm hapësira, dhe arritëm të shënonim.

Këto 2 ndeshje ishin për të fituar. Ndeshjet e Kombëtares, nuk janë aq të lehta sa mund t’i shohin njerëzit edhe pse luajtëm me Andorrën dhe San Marinon. Me Anglinë mund të kishim bërë më mirë, por do të përpiqemi të bëjmë më të mirën në “Uembli”.

Mund të luanim më mirë, por arritëm objektivin tonë që morëm 6 pikë, tani do të përqendrohemi te Hungaria dhe Polonia, që janë rivalët tanë”, u shpreh Manaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat