Fisnik Ismajli: E besuat se FFK njëmend e ka pranuar stemën...

Futboll

Fisnik Ismajli: E besuat se FFK njëmend e ka pranuar stemën...

Më: 1 prill 2021 Në ora: 19:26
Fisnik Ismajli: E besuat se FFK njëmend e ka pranuar stemën...

Ish deputeti i Kuvendit të Kosovës, Fisnik Ismajli, ka bërë një postim interesant në lidhje me stemën e re të Federatës së Futbollit të Kosovës.

“Hej, a fitoj najsen për rrenën e ditës? 5300 e kusur njerëz (378 zemra, bile!) e besuet se FFK njimend e ka pranue stemën e punueme nga unë si zyrtare. 

Gati njajtë sa e pëlqyet kur e postova herën e parë! 

Sa po më keshet që e hangrët, njajtë edhe jam edhe mirënjohës për vlerësimin e punës time. 

Kisha kërkue falje, po të mos ishte dita e rrenës, por gjithsesi po ju falënderohem për përkrahjen.

Jemi padyshim populli me më së shumti shpresë në botë”, ka shkruar Ismajli në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat