A identifikuan karabinierët një duzinë mysafirësh?

Futboll

A identifikuan karabinierët një duzinë mysafirësh?

Më: 2 prill 2021 Në ora: 13:01
A identifikuan karabinierët një duzinë mysafirësh?

Një ditë pas festës në shtëpinë e Ueston MekKennit, dalin detaje të reja në dritë. Ato përfshijnë edhe dy lojtarë të tjerë të Juventusit, Dibala me Arturin. Fqinji i lojtarit amerikan foli për “Corriere della Sera”.

“Unë nuk mendoj se të jesh një futbollist i famshëm të jep të drejtën të jesh mbi rregullat.

Rreth orës 23:30, unë dola për të shëtitur qenin. Pashë një varg makinash të parkuara buzë rrugës dhe një grup njerëzish, të gjithë pa maska, para portës. Kishte “Mercedes” me targa spanjolle, shumë “Jeep” dhe më pas disa taksi mbërritën me vajza të reja në bord. Meqenëse darkat me miqtë nuk lejohen dhe kufizimet kanë nisur kohë më parë, vendosa të njoftoj policinë”.

A identifikuan karabinierët një duzinë mysafirësh?

Kaq më duken pak, për mendimin tim kishte shumë më tepër, mbase dikush është larguar. Unë nuk kam asgjë kundër Mekkennie, i cili është një djalë i qetë. Ai qëndron në shtëpi ose shkon të stërvitet, duket një profesionist i mirë. Edhe unë jam tifoz i Juventusit. Për këtë më vjen keq, por në vend që të organizojnë ështu ahengjesh, të mendojnë më shumë për fushën…”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat