Milik do transferohet nga Marseille tek Juventus në verë

Futboll

Milik do transferohet nga Marseille tek Juventus në verë

Më: 2 prill 2021 Në ora: 16:55
Arkadiusz Milik

Sulmuesi i Marseille, Arkadiusz Milik pritet të rikthehet në Itali.

Sipas një artikullit ë “L’Equipe” sulmuesi polak do të rikthehet në Itali.

Milik u transferua në Marseille në janar të këtij viti si huazim me të drejtë blerje, por sipas gazetës franceze ai të ardhmen e ka në Torino.

Marseille po përballet me probleme të brendshme në klub, dhe sipas L’Equipe nuk do të aktivizohet blerja përfundimtare prej 12 milionë eurosh.

Por, kjo nuk do të ishte problem për Juventusin, që do të mund ta kishin një opsion të lirë, ku dihet se çmimi i Alvaro Moratas shkon mbi 50 milionë euro.

Milik do të ishte një zgjidhje e mirë për “Bianconerët” në sulmin e tyre, pasi prezenca e tij do lejonte hapësira për Ronaldon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat