Pesë ndeshje në Ligën e Parë, dy super derbi na presin

Futboll

Pesë ndeshje në Ligën e Parë, dy super derbi na presin

Më: 3 prill 2021 Në ora: 09:56
Foto ilustruese

Në kuadër të xhiros së 21-të në Ligën e Parë të futbollit priten të zhvillohen pesë takime, dy prej të cilave janë në grupin A, ndërkohë tri të tjera në grupin B.

Ndeshja kryesore në Rrafshin e Dukagjinit do të jetë ajo ndërmjet Istogut dhe Malishevës.

Ndërkohë në Grupin A spikat takimi ndërmjet Flamurtarit dhe Ulpianës në grupin B.

Ndeshja e parë u zhvillua dje ku Dukagjini u përball me Lirinë, ballafaqim ky i cili përfundoi në favorin e “Hithave” (3-1).

Nga kjo javë do të fillojë të ndryshojë edhe orari i zhvillimit të ndeshjeve, pasi që ato do të startojnë nga ora 15:00.

Grupi A

Istogu – Malisheva

A&N – Vëllaznimi

Grupi B

KEK-u – Vllaznia Pozheran

2 Korriku – Ramiz Sadiku

Flamurtari – Ulpiana

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat