Rikthehet te fitorja edhe Bayer Leverkusen

Futboll

Rikthehet te fitorja edhe Bayer Leverkusen

Më: 3 prill 2021 Në ora: 18:31
Rikthehet te fitorja edhe Bayer Leverkusen

Rikthehet te fitorja edhe Bayer Leverkusen, që triumfoi me shifrat 2-1 ndaj Schalke 04 në “Bay Arena”.

Alario dhe Schick shënuan për “aspirinat”, ndërsa Schalke me këtë humbje është gjithmonë edhe më pranë rënies në Bundesligën e dytë, pasi ka grumbulluar vetëm 10 pikë në 27 ndeshje.

Në sfidat e tjera, Augsburgu triumfoi me rezultatin 2-1 ndaj Hoffenhaimit.

Mainz dhe Arminia Bielefeld ndanë nga një pikë falë barazimit 1-1, ndërsa Wolfsburg mposhti me rezultatin minimal 1-0 Kolnin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat