Willem II mposhtet, Arijanet Muriq luajti tërë ndeshjen

Futboll

Willem II mposhtet, Arijanet Muriq luajti tërë ndeshjen

Më: 3 prill 2021 Në ora: 22:00
Willem II mposhtet, Arijanet Muriq luajti tërë ndeshjen

Arijanet Muriq po vazhdon të jetë portieri i parë te Willem II, duke qenë titullar në çdo ndeshje.

Megjithatë, portieri i Kosovës sonte nuk arriti ta mbajë portën e paprekur, teksa skuadra e tij pësoi humbje.

Në ndeshjen e vlefshme për javën e 28-të në Eredivisie, Willem II pësoi humbje minimale 0-1 nga AZ Alkmaar.

Albert Gudmundsson e shënoi golin e vetëm dhe të fitores për mysafirët në minutën e 70-të.

Willem II mbetet me 22 pikë dhe zë pozitën e 15-të, kurse AZ Alkmaar është i dyti me 58 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat