Tri ndeshje zhvillohen në Ligën e Parë

Futboll

Tri ndeshje zhvillohen në Ligën e Parë

Më: 4 prill 2021 Në ora: 11:37
Tri ndeshje zhvillohen në Ligën e Parë

Xhiroja e 21-të në Ligën e Parë të Kosovës në futboll vazhdon sot me tri ndeshje që do të zhvillohen në dy grupet.

Në fakt do të jenë sfida që kanë peshë të madhe për skuadrat që do të zbresin në fushë sa i përket garës për mbijetesë.

Në Grupi A do të përballen Onix Banja dhe Trepça, si dhe Vushtrria me Drenasin. Këto skuadra ndodhen në pozita të palakmueshme në renditjen tabelare, ndaj përballja ndërmjet tyre mund të vendos gjithçka.

Në Grupin B do të zhvillohet një tjetër sfidë shumë interesante, ku përballë do të jenë Ferizaj dhe Kika..

Liga e Parë e Kosovës:

Grupi A

Onix Banja – Trepça
Vushtrria – Drenasi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat