Nacho arrinë shifrën e 150 ndeshjesh

Futboll

Nacho arrinë shifrën e 150 ndeshjesh

Më: 4 prill 2021 Në ora: 13:00
Nacho arrinë shifrën e 150 ndeshjesh

Mbrojtësi i Real Madridit, Nacho, ka arritur një rekord personal.

Nacho arriti në ndeshjen ndaj Eibarit të zhvillojë paraqitjen e 150-të për klubin.

Spanjolli erdhi nga radhët e akademisë dhe që nga viti 2015 u bë një lojtar i rëndësishëm për Zinedine Zidane.

Ai u prit nga presidenti i klubit, Fiorentino Perez, i cili i dhuroi një fanellë për arritjen e tij.

“Është një krenari që vesh këtë fanellë, tani duhet të vazhdoj të punoj dhe të kap mundësitë që trajneri më jep”, tha Nacho.

Nacho gjithashtu arriti 105 fitore në ligë, shtatë gola dhe në këtë edicion ai është paraqitur në 16 takime me 11 fitore tre barazime dhe dy humbje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat