Arteta nuk përmbahet: I kërkoj falje tifozëve

Futboll

Arteta nuk përmbahet: I kërkoj falje tifozëve

Më: 4 prill 2021 Në ora: 13:05
Arteta nuk përmbahet: I kërkoj falje tifozëve

Mikel Arteta ka qenë shumë i zhgënjyer pas humbjes 0-3 ndaj Liverpool brenda në shtëpi dhe pas ndeshjes nuk është përmbajtur në fjalët e tij. Trajneri spanjoll e ka nisur fillimisht me një kërkesë faljeje ndaj tifozëve për rezultatin.

Më pas, Arteta është shprehur se ka qenë një ndeshje shumë e dobët, më e dobëta e epokës së tij.

“Fillimisht duhet t’i kërkojmë falje njerëzve tanë, tifozëve tanë. Ishte një nga ndeshjet më të këqija që kur kam mbërritur këtu.

Liverpool dominoi gjithçka, ata fituan çdo duel të mundshëm.

Nuk dua të justifikohem me mungesat, sepse i urrej justifikimet! Tek Arsenali duhen lojtarë me bole”, ka përfunduar trajneri Arteta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat