Mediat franceze hedhin poshtë spanjollët

Futboll

Mediat franceze hedhin poshtë spanjollët

Më: 4 prill 2021 Në ora: 14:07
Mediat franceze hedhin poshtë spanjollët

E ardhmja e Neymar Junior te PSG vazhdon të mos jetë e sigurt dhe si gjithnjë, për brazilianin ka nisur një telenovelë. Së fundmi, ishte spanjollja “RAC1”, që raportonte se Neymar nuk do të rinovojë me PSG, pasi ka patur një bisedë me Messin dhe Laportën për t’u rikthyer te Barcelona.

Ditën e sotme, “Telefoot” kundërpërgjigjet me lajmin e madh: Neymar ka gjetur akordin me PSG! Prestigjiozja franceze bën me dije se Neymar do të rinovojë deri në vitin 2026 dhe marrëveshja është mbyllur.

Kontrata ende nuk është firmosur, por palët kanë rënë dakord dhe transferimi i mundshëm i Neymar te Barcelona nuk ka shanse të ndodhë sipas mediave në Francë.

Deri në diçka zyrtare, duket se do të jetë një luftë mes mediave spanjolle dhe atyre franceze.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat