Dovedan: Pyesni arbitrin pse nuk fituam

Futboll

Dovedan: Pyesni arbitrin pse nuk fituam

Më: 4 prill 2021 Në ora: 15:30
Dovedan: Pyesni arbitrin pse nuk fituam

Trajneri i Bylisit, Veljko Dovedan u shfaq mjaft i zhgënjyer dhe i nervozuar me arbitrimin në ndeshjen ndaj Kastriotit, teksa evidentoi gabimin e anulimit të një goli të rregullt.

Sa keqardhje keni për këtë barazim, aq më tepër që ju është anuluar edhe një gol?
Unë mendoj se ne bëmë një ndeshje të mirë dhe ishim më mirë se kundërshtari.

Nëse goli ishte i rregullt, atëherë çfarë dua unë këtu? Duhet të thërrisni arbitrin t’u tregojë pse nuk fituam dhe pse e anuloi golin.

Dyshoni se gabimi ishte tendencioz?

Sigurisht që po, pasi goli ishte qartësisht i rregullt. Nuk e kuptova pse e anuloi, pasi nuk është se bëhej fjalë për limite, por një pozicion qartësisht të rregullt.

A besoni ende te mbijetesa direkt?
Të shohim, pasi ka edhe shumë ndeshje dhe gara bëhet shumë e fortë. Ne do të provojmë të bëjmë maksimumin deri në fund, por me këta arbitra është e vështir.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat