Arsenal gjen pasuesin e Bellerin, hidhet në ‘sulm’ për Hakimin

Futboll

Arsenal gjen pasuesin e Bellerin, hidhet në ‘sulm’ për Hakimin

Më: 4 prill 2021 Në ora: 16:29
Arsenal gjen pasuesin e Bellerin, hidhet në ‘sulm’ për Hakimin

Arsenal është duke provuar të bëjë befasinë që të realizojë transferimin e mbrojtësit të Interit, Achraf Hakimi si zëvendësues i Hector Bellerin.

Bellerin ka humbur pozitën në formacionin e Mikel Artetas dhe spanjolli është i lidhur me largimin, derisa kërkohet nga Barcelona dhe PSG-ja.

Sipas Calciomercato, Arsenal është i gatshëm të negociojë me Interin për shërbimet e marokut.

Vlera e Hakimit është 50 milionë euro, por nuk dihet nëse “Neurazzurët” janë të hapur për shitjen e tij.

Hakimi ka kontratë me Interin deri në vitin 2025 dhe këtë edicion ka regjistruar gjashtë gola dhe dhuruar pesë asistime në 27 ndeshje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat