Paçarada nuk luan për Kosovën derisa është selektor Challandesi

Futboll

Paçarada nuk luan për Kosovën derisa është selektor Challandesi

Më: 4 prill 2021 Në ora: 18:42
Paçarada nuk luan për Kosovën derisa është selektor Challandesi

Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Leart Paçarada, nuk luan për Kosovën derisa është selektor Bernard Challandes.

Anëtari i skuadrës gjermane, St. Pauli, Paçarada, ka thënë se ai është injoruar nga selektori Bernard Challandes.

“I mbështetur për muri nga degradimi që më është bërë në vazhdimësi nga trajneri, mosangazhimi në lojë prej vitesh, përkundër ftesave për të luajtur, mosrespekti dhe injorimi nga ai, më detyrojnë që të vendos që përkohësisht të largohem nga dispozicioni për të luajtur në ekipin që udhëhiqet nga Bernard Challandes.

Image

Përzgjedhjen për të luajtur për Kosovën, krahas Shqipërisë apo në përfaqësueset e grupmoshave të Gjermanisë, e kam bërë pa asnjë mëdyshje. Gjë të cilën do ta bëj përsëri. Por jo nën drejtim të Bernard Challandes.

Përkundër respektimit maksimal ndaj vendimeve të trajnerit, kam ardhur në pikën që ta mbroj dinjitetin tim nga ai. Si bir i Kosovës, jam i gatshëm të kontribuoj duke luajtur për Kombëtaren nga momenti kur të vij trajneri i ri. Dashuria ime për Kosovën dhe familjen time është më e madhe se mosrespektimi dhe injorimi i trajnerit.

Trajnerët janë të përkohshëm ndërsa Kosova është e përhershme. Ky vendim i rëndë është momental”, ka shkruar Paçarada.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat