Klopp: Nëse dikush di ta fitojë Ligën e Kampionëve, është Real Madridi

Futboll

Klopp: Nëse dikush di ta fitojë Ligën e Kampionëve, është Real Madridi

Më: 5 prill 2021 Në ora: 21:04
Jurgen Klopp

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp është deklaruar në konferencë për media para sfidës ndaj Real Madridit.

Dy skuadrat do përballen nesër në kuadër të çerekfinales së Ligës së Kampionëve.

Para ndeshjes, tekniku gjerman tha se Real Madrid ka eksperiencë të madhe në këtë garë.

“Jemi duke luftuar që të sigurojmë pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve. Duhet të ndjekim skuadrat para nesh, duhet të ndjekim Real Madridin nesër, të cilët janë në moment të mirë. Shumë me eksperiencë. Nëse dikush di ta fitojë Ligën e Kampionëve është Real Madrid”.

“Duam t’i tregojmë tifozëve se ende jemi duke luftuar. Kjo është e rëndësishme për ne. Duam të nxjerrim çfarë do që është e mundur këtë edicion”, deklaroi ai.

Ndeshja mes Real Madridit dhe Liverpoolit nis nesër në ora 21:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat