Emocionet e Championsit

Futboll

Emocionet e Championsit

Më: 6 prill 2021 Në ora: 12:33
Emocionet e Championsit

Sot spikasin dy sfida që priten të jenë të luftuara deri në minutën e 90.

Manchester  City do të presë në stadiumin “Etihad” skuadrën e Dortmundit, e cila vjen me shumë mungesa ku më i rëndësishmi është Xhadon Sanço i cili është i dëmtuar.

Takimi tjetër është ajo mes Realit të Madridit dhe Liverpulit e cila do të luhet në stadiumin “Alfredo Di Stefano”.

Të dyja skuadrat vijnë me shumë mungesa ku në kampin madrilen mungesa të rëndësishme janë Serxho Ramos dhe Eden Hazard, ndërsa tek skuadra e Klopit janë të padisponueshëm Van Dajk, Henderson, Gomez dhe Matip.

Në ditën e nesërme pritet të luhen dy sfida me fillim nga ora 21:00. Spikat sfida Bayern Mynih-PSG e cila do të zhvillohet në stadiumin “Allianz Arena” dhe takimi tjetër është Porto-Chelsea.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat