Pepe: Ëndrra ime është ta diskualifikojmë Chelsean dhe ta fitojmë finalen e Ligës së Kampionëve

Futboll

Pepe: Ëndrra ime është ta diskualifikojmë Chelsean dhe ta fitojmë finalen e Ligës së Kampionëve

Më: 6 prill 2021 Në ora: 18:19
Pepe

Mbrojtësi i Portos Pepe ka treguar se synon që ta diskualifikojë Chelsean në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Pepe e ka fituar tre herë këtë kompeticion në karrierën e tij, tre herë me Real Madridin, dhe beson që mund ta fitojë për herë të katërt me Porton.

Skuadra portugeze do të përballet me Chelsean në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, nesër me fillim nga ora 21:00 në stadiumin “Ramons Sanhez-Pizjuan”, stadium ky neutral në Sevilla të Spanjës.

Porto arriti që të befasoj kampionin e Italisë Juventusin në raundin e fundit, dhe tani Pepe po ëndërron që ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon.

“Nëse nuk do ta besoja, nuk do të zgjohesha çdo ditë dhe të vija në stërvitje në Olival me pasionin më të madh që kam për futbollin,” tha Pepe.

“Gjithmonë e besoj që është e mundur që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve me Porton. Meritat i ka trajneri jonë, i cili na ka bindur me idetë e tij. Ditëve të sotme nuk ka ndeshje të lehta, dhe ka shumë prova për këtë gjë. Chelsea ka një skuadër që ka vlerë afro 700 milionë euro, por kjo nuk ka vlerë. Të e gjithë e dimë që Chelsea ka lojtarë shumë të mirë, por jemi përgatitur shumë për këtë ndeshje, dhe do të shohim se çdo të ndodhë brenda 90’ minutave”, shtoi portugezi.

Porto do të zhvillojë ndeshjen e parë si “vendas”, por ndeshja do të luhet në Sevilla të Spanjës, për shkak të rregullave kundër pandemisë ovid-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat