Zbulohet arsyeja pse Klopp kërkoi llogari nga gjyqtari mbrëmë

Futboll

Zbulohet arsyeja pse Klopp kërkoi llogari nga gjyqtari mbrëmë

Më: 7 prill 2021 Në ora: 11:26
Zbulohet arsyeja pse Klopp kërkoi llogari nga gjyqtari mbrëmë

Mbrëmë në kuadër të çerekfinales së Ligës së Kampionëve, Liverpool u mposht nga gjiganti spanjoll, Real Madrid.

“Të Kuqtë” e Kloppit udhëtuan për në Spanjë pas superparaqitjes që patën ndaj Arsenalit, mirëpo në Madrid nuk i gjetën të njëjtat rezultate.                     

Megjithatë, ajo që ra në sy është reagimi i Kloppit pas përfundimit të ndeshjes.

Por, për çfarë ishte zemëruar kaq shumë Klopp?

Ai shpjegoi në intervistën pas ndeshjes e kishte të bënte me mungesën e vendimeve ndërmarra nga gjyqtari për Sadio Mane.

Senegalezi u rrëzua për tokë shumë herë, por, në shumë raste, nuk u dha faull.

Klopp akuzoi Brych për marrjen e vendimeve ‘personale’ kundër Mane.

“Nuk e kuptoj veprimin e gjyqtarit kundrejt Sadio Manes, kishte faull të qartë shumë herë”, tha Klopp për Goal.

“Kjo është ajo që unë i thashë atij pas ndeshjes, që thjesht mendova se ishte i padrejtë me Sadio".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat