Derbi në Klinë

Futboll

Derbi në Klinë

Më: 10 prill 2021 Në ora: 11:24

Rangu i dytë më i lartë i futbollit kosovar, Liga e Parë vazhdon edhe sot me tri ndeshje interesante të javës së 22-të, një në Grupin A dhe dy të Grupi B.

Vëmendja kryesore padyshim që pritet të jetë në Klinë, pasi për here të dytë mbrenda javës do të takohen Dukagjini me Istogun.

Kjo ndeshje përveç rivalitet, do të jetë edhe një ndeshje jetike për dy skuadrat, pasi çdo gabim i njëres do të bënte një hap fals për kreun e Grupit A të Ligës së Parë.

Dy skuadrat u përballën në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës, ku më vonë klinasit morën fitoren 0-3 në tavolinë dhe tanimë janë në finale të Kupës.

Ndërkohë në kuadër të Grupit B do të zhvillohen dy ndeshje tjera shumë interesante.

Lideri aktual i Grupit B, Ulpiana do të jetë nikoqir i kryeqytetasve të 2 Korrikut, derisa ndeshja tjetër është ajo mes Kikës dhe KEK-ut.

Liga e Parë – Java e XXII

E shtune – 15:00

Grupi A

Dukagjini – Istogu

Grupi B

Ulpiana – 2 Korriku

Kika – KEK-u

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat