Emra të rinj në listën e Maldinit

Futboll

Emra të rinj në listën e Maldinit

Më: 10 prill 2021 Në ora: 14:42
Emra të rinj në listën e Maldinit

Mediat italiane raportojnë se Milani ka shënjestruar mesfushorin e Fiorentinës, Sofian Amrabat, i cili po shkëlqen pavarësisht ecurisë jo fort pozitive të skuadrës së tij. Drejtuesit vjollcë nuk duan ta çmontojnë organikën, por për 20 milionë euro, vështirë se do t’i rezistonin tundimit.

Edhe marokeni është gati për hapin e madh, por drejtorit Maldini do t’i duhet të bëjë një punë të madhe bindëse për ta bindur Fioren që të lëshojë lojtarin me të njëjtën kosto për të cilën e mori vitin e kaluar nga Verona.

Pikërisht kjo skuadër, ka edhe një lojtar tjetër që pëlqehet nga Milani. Bëhet fjalë për Matia Zakanjin që në orët e fundit përflitet për një transferim te Napoli gjatë verës.

Klubet thuhet se kanë rënë dakord mbi kostot e operacionit, megjithatë “La Gazzetta dello Sport” bën të ditur se mesfushori ka kërkuar pak kohë para se t’i jepte një përgjigje përfundimtare. Pas kësaj pavendosmërie do të qëndronte Milani, një opsion që lojtari dëshiron ta vlerësojë me shumë kujdes.

ROMANJOLI – Por përveç blerjeve shumë vëmëndje do të ketë edhe te spastrimet e mundshme, ku emri më i rëndësishëm është ai i kapitenit Alesio Romanjoli. Mbrojtësi nuk ka bindur, por klubi ka vendosur t’i japë kohë deri në fund të kampionatit për të merituar një rinovim kontrate, ndryshe do të shitet.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat