Harry Kane pritet të kërkojë largimin nga Tottenhami

Futboll

Harry Kane pritet të kërkojë largimin nga Tottenhami

Më: 10 prill 2021 Në ora: 16:58
Harry Kane

Sulmuesi Harry Kane pritet të kërkojë largimin nga Tottenham Hotspur nëse klubi anglez dështon të kualifikohet në Ligën e Kampionëve.

E ardhmja e yllit anglez në White Hart Lane po vazhdon të jetë në pikëpyetje dhe emri i tij lidhet në çdo afat kalimtar me ndonjë transferim te klubet e mëdha evropiane.

Megjithatë, sulmuesi shtatlartë më në fund mund të largohet nga Tottenhami në afat kalimtar të verës.

Sipas mediumit The Athletic, Kane do të bëjë presion për një largim nga Tottenhami nëse klubi nuk arrin të arrin të kualifikohet në Ligën e Kampionëve këtë sezon.

Kapiteni i Anglisë është zhgënjyer nga mungesa e trofeve në veri të Londrës dhe nuk dëshiron të kalojë një sezon të dytë radhazi jashtë garës elitare të klubeve të Evropës.

Prandaj, ai thuhet se do të përpiqet të detyrojë një largim nëse Spurs i Jose Mourinhos nuk arrin të përfundoj në katër vendet e para këtë sezon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat