Ozil nuk ka dyshime pas El Clasico-s

Futboll

Ozil nuk ka dyshime pas El Clasico-s

Më: 11 prill 2021 Në ora: 17:25
Ozil nuk ka dyshime pas El Clasico-s

Karim Benzema dhe Toni Kroos kanë shënuar dy golat që i kanë dhuruar fitoren në El Clascio Real Madrid-it.

Një fitore, ajo e Los Blancos, që mund të jetë vendimtare në luftën për titull. Këtë e di mirë ambienti madrilen dhe e konfirmon njëri që në La Liga ka luajtur, pikërisht me fanellën e galacticos.

Mesuto Ozil, aktualisht te Fenerbahce, ka shikuar sfidën mes dy superfuqive të futbollit spanjoll si tifoz i Real-it. Fantazisti gjerman ka komentuar disa momente të ndehsjes në rrjetet sociale.

Pas pjesës së parë, ai ka shkruar në Twitter: “Sulmuesi më i mirë i la Liga-s ka treguar përsëri gjithë klasin e tij”. Një koment që i është referuar golit me thembër të Benzema, që ka zhbllokuar El Clasico-n.

Në fundin e ndeshje, ish-ylli i Los Blancos ka shkruar: “Ndeshje e madhe, El Clasico i madh. Real Madrid është favorit tani për La Liga-n”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat