Pique i mllefosur

Futboll

Pique i mllefosur

Më: 11 prill 2021 Në ora: 21:05
Pique i mllefosur

Gerard Pique plot mllef e konfrontoi gjyqtarin e El Clasicos, Jesus Gil Manzano, pas humbës së Barcelonës kundër Real Madridit të shtunën.

Barcelona ra në vendin e tretë në La Liga pas disfatës 2:1 kundër Real Madridit në një ndeshje të drejtpërdrejt në garë për titull.

Lojtarët dhe stafi i Barçës nuk u mjaftuan në përgjithësi me vendimet e Manzanos, të cilin e akuzuan për disa vendime kontroverse.

Katalonasit kërkuan penallti kur Martin Braithwaite u rrëzua në zonë pas një dueli me Ferland Mendy, si dhe për minutat e paktë të kohës shtesë.

Pique, që nuk ishte pjesë e skuadrës shkaku i lëndimit, iu bashkua protestave duke u zdirgjur nga shkallët e stadiumit menjëherë pas përfundimit të takimit.

Ai e konfrontoi Manzanon rrugës jashtë fushës, duke tentuar t’i kërkojë llogari.

Pique u dëgjua duke i thënë Manzanos: “Na dhe vetëm pak kohë shtesë, edhe pse ti vetë e vonove lojën duke qenë jashtë fushës për kohë të gjatë”.

Delegati i Barçës, Carlos Naval, u përpoq ta ndalte Piquen, i cili vazhdoi duke u lutur: “Më lejoni të flas, më lejoni të flas”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat