Skuadrës shqiptare nuk po i shkon diçka në Mal të Zi

Futboll

Skuadrës shqiptare nuk po i shkon diçka në Mal të Zi

Nga: K.Goca Më: 11 prill 2021 Në ora: 21:29
Skuadrës shqiptare nuk po i shkon diçka në Mal të Zi

Skuadra shqiptare Deçiq nga Tuzi, në tri ndeshjet e fundit ka fituar vetëm dy pikë nga nëntë të mundshme! 

Diçka nuk po i shkon apo ka dy barazime e një humbje në tre ndeshjet e fundit apo edhe barazimi i mjaftoi sot që të kthehet në vend të dytë, duke e shfrytëzuar humbjen e Sutjeskës nga Nikshiqi, me rezultat 1:0 nga Buduçnosti. 

Deçiq si vendas u nda baras (0:0) me Iskrën nga Danillovgradi. 

Një barazim zhgënjyes. Futbollistët Ilir Camaj, Kristian Vulaj me shokë me gjithë orvatjet nuk ia dolën të shënojnë golin e fitores.

Deçiq nga Tuzi renditet në vend të dytë me 46 pikë, duke lënë pas Sutjeskën me 46 dhe Buduçnosti udhëheq me 72, kurse Iskra është në vend të gjashtë me 37 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat